Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Roma "ALL-IN" në merkato, synon mesfushorin e Arsenalit

Shkruar nga NEWSPORT
Roma "ALL-IN" në merkato,      synon mesfushorin e Arsenalit

Henrikh Mkhitaryan do të jetë goditja e madhe e Romës në këtë fund të merkatos së verës.

Skuadra verdhekuqe ka shënjestruar mesfushorin sulmues të Arsenalit si lojtarin ideal për të përforcuar repartin e sulmit dhe pritet që ditën e sotme të kryej vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet në kryeqytet.

Për 30 vjeçarin, Roma ka në plan huazimin me të drejtë blerje, por pengesa nuk qëndron te formula e transferimit.

Ata kërkojnë që paga e armenit të paguhet nga të dy klubet. Mkhutaryan do të jetë lojtari i dytë që bashkohet me Romën gjatë orëve të fundit, pas Nikola Kalinic, i cili firmosi mbrëmë në formulën e huazimit me të drejtë blerje nga Atletico Madrid.

Për t'i bërë vend dyshes, Roma hoqi dorë nga Schick, i cili do të transferohet te RB Leipzig në huazim me të drejtë blerje për 28 milionë euro, ndërsa Gonalons do të kalojë po në të njëjtën formulë te Granada në Spanjë për shifrën e 4 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga