
Tomash Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazios. Dëmtimi dhe Covid-19 bën që portieri i Kombëtares shqiptare të përfundonte në stol dhe trajneri Inzaghi vendosi t'I besonte spanjollit Reina. Statistikat tregojnë se trajneri lacial ka gabuar me këtë vendim pasi në bazë të statistikave të sezonit të kaluar me këtë aktual, Strakosha është shumë herë më superior se Reina.
Lazio në sezonin 2019/2020 me Strakosha kishte një qëndrueshmëri më të rëndësishme mbrojtëse sesa ajo që kanë me Pepe Reina këtë sezon. Përqindja e ndeshjeve të fituara bie nga 59% vitin e kaluar me shqiptarin në portë në 27% këtë vit me Reinan. 9 fitore radhazi sezonin e kaluar ndaj 3 këtij viti, por mbi të gjitha Strakosha mund Reina si për ndeshje pa pësuar gol (0.25 kundrejt 0.23), por edhe për golat e pësuar (1.16 kundrejt 1.38).
Në disa aspekte, nëse krahasoni sezonin 2019/2020 të portierit shqiptar me atë të 2020/2021 të Reinas, Strakosha, kishte një performancë shumë më efikase sesa spanjolli. Më e lartë për shqiptarin është edhe përqindja gjuajteve të pritura (73 kundrejt 67) dhe shpëtimit të portës për ndeshje (1.20 vs 1.04). Për sa i përket lojës me këmbë Strakosha është sërish më I avantazhuar. Përqindjet e pasimeve të gjata të suksesshme dhe të sakta (71%) është i barabartë, për pasimet e shkurtra (5.4 vs 2.7 për ndeshje) dhe ato në topin joaktiv rritet me shumë.(7 kundrejt 4.5 për ndeshje për gardianin e portës shqiptare). Këto statistika tregojnë se te Lacio kanë gabuar me lënien në stol të Strakoshës dhe ndoshta ka ardhur momenti që portieri kuqezi të marrë vendin e tij.