
Lucas Vasquez mund të largohet nga Real Madrid. Lojtarit i mbaron kontrata dhe nuk ka marrë asnjë ofertë për rinovimin. Në këto kushte, anësori është i bindur për largimin, me mundësitë që janë të shumta.Ai ka dhënë një intervisët për mediet spanjolle, ku ka folur pikërisht për këtë temë, duke thënë se është i fokusuar te madrilenët.
"Për momentin jam i përqendruar te Reali i Madridit, pasi jemi në garë për dy trofe shumë të rëndësishëm dhe duam të fitojmë. Jam krenar dhe me fat që kam veshur fanellën e këtij klubi, me të cilin jam edhe tifoz, por për të ardhmen nuk di të them asgjë. Është një çështje me të cilën merren agjentët e mi, të cilët do të bëjnë më të mirën" - tha ai.
Poll