Son dhe Bergëijn janë rikthyer në vendet e tyre të lindjes. Ka qënë vetë klubi anglez që ka konfirmuar lejen e dhënë ndaj lojtarëve. Son është nisur për në Korenë e jugut ndërsa Bergëijn për në Hollandë. Lojtari holandez i ka kërkuar klubit leje për shkak të një ditëlindje në familje. Sa i përket pjesës tjetër, Tottenham nuk ka marrë asnjë vendim. Duhet thënë se me t’u kthyer në Londër, të dy lojtarët do izolohen. Kështu e thotë ligji i ri dhe duhet respektuar.
Sa i përket rifillimit të kampionatit, nuk ka një datë fikse. Koronavirus vazhdon të marrë jetë njerëzish në Angli, me numrin e të prekurve që sa vjen e rritet. Futbolli është gjëja e fundit për të cilën mund të flitet në këto kohë