
Sfida Barcelona-Juventus do të jetë takimi I fundit në grupe të Champions League. Ndeshja e parë mes dy ekipeve do të luhet këtë mesjavë, ndërsa ajo e kthimit më 8 dhjetor në "Camp Nou". Barcelona po përgatitet që kjo sfidë të luhet me tifozë edhe pse me një numër të reduktuar.
UEFA ka dhënë miratimin që sfidat europiane të luhen me një kapacitet prej 30% dhe në stadium pritet të ketë rreth 5 mijë tifozë. Drejtuesit spanjoll kanë nisur nga puna dhe kanë gati planin e sigurisë për t'ia nisur Qeverisë vendase. Tashmë pritet vetëm përgjigja e autoriteteve spanjolle për të vendosur nëse do të lejohen apo jo tifozë.
Poll