Kategoria Superiore u rikthye ditën e sotme pas 84 ditësh mungesë për shkak të pandemisë së Covid-19. Më takimet e luajtura u mbyll java e 27-të e Superligës dhe presidenti Duka është shprehur I kënaqur me rifillimin e garës.
Në një intevistë për “Fair Play”, të gazetarës Enkeleida Zeko, numri një I futbolli shqiptar u shpreh se rifllimi I sezonit ishte interesante dhe deri në fund shpresohet të luhet me tifozë.
“Më janë dukur më shumë se 84 ditë ndërprerje. Kanë qenë ditë të mërzitshme jo vetëm pa futboll, por edhe pa aktivitete të tjera. Ta harrojmë këtë periudhë dhe të shohim përpara. Jam i kënaqur që filluam, edhe pse nuk kishte tifozë. Java e parë ishte interesante. Gara ishte interesante dhe ndeshjet u bënë të bukura. Shpresojmë që ta mbyllim sezonin me tifozë.
Është zbatuar protokolli, dhe për këtë jam i lumtur. Të gjithë gazetarët duhet të jenë të duruar. Askujt nuk i kanë munguar pamjet nga ndeshjet, kështu që nuk mund të ankohen për këtë pjesë”.