
Dje Sebino Plaku është zyrtarizuar në Korçë si lojtar i Skënderbeut. Sulmuesi i skuadrës së kampionëve ishte huazuar për dy fazat e para te Korabi, ndërsa tashmë ai është bashkuar organikës së Ilir Dajës. Mësohet se futbollisti kryeqytetas do të zëvendësojë Xhejmsin, i cili është drejt transferimit Korenë e Jugut.
Klubi i Skënderbeut është në tratativa për të shitur nigerianin për një shifër rreth 300 mijë euro. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por në orët në vazhdim pritet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit 24-vjeçar, nëse do të vijojë aventurën në Shqipëri apo do të largohet për nisur karrierën në Korenë e Jugut.
Poll