Simon Rrumbullaku është rikthyer të stërvitet me skuadrën, pas operacionit që bëri në miniskun e gjurit. Mbrojtësi i majtë ende nuk është në formën e duhur, megjithatë ai është bashkuar me grupin duke marrë të njëjtën ngarkesë si ata.
Sot në sfidën kundër Flamurtarit, Rrumbullaku do të jetë në 18-she dhe do të detyrohet ta nisë takimin nga stoli. Nuk dihet nëse trajneri kryeqytetas do ta aktivizojë për t’i dhënë disa minuta, megjithatë duhet thënë që në një sfidë si Kukësi – Flamurtari, zor se Gjoka do të mendojë për t’i dhënë minuta futbollistëve. Ashtu si Kukësi edhe vlonjatët do të kërkojnë pikë duke parë pozitat jo të favorshme në klasifikim.