Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rikthehet Kategoria e Parë, test i vështirë për Vllazninë (Axhenda e plotë)

Shkruar nga NEWSPORT

Pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, këtë fundjavë rikthehet Kategoria e Parë. Si për grupin A, ashtu edhe për Grupin B, takimet do të luhen të gjitha në orën 14:00, të shtunën.

Përjashtim bën vetëm ndeshja mes Ilirsë dhe Burrelit që do të luhet në datën 6 shkurt, që i bie ditë e mërkurë.

Kujtojmë që deri më tani, në Grupin A, Vllaznia udhëheq bindshëm me 35 pikë, ndjekur nga Erzeni i vendit të dytë me 28 pikë. Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika, të shtunën do të ketë një transfertë delikate, sepse luan ndaj Erzenit në Shijak.

Ndërsa në Grupin B, situata është disi më ndryshe, sepse Bylis udhëheq me 30 pikë, por me 26 është Besa e vendit të dytë, kurse me 25 Egnatia. Deri në fund të sezonit, gara do të jetë shumë interesante se kush do të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga