
Kampionati shqiptar do të luajë sot aktin e fundit të vitit 2019 dhe RTSH Sport do të transmetojë ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Besës dhe Lushnjës. Takimi do të zhvillohet në Pezë-Helmës duke nisur nga ora 13:30.
Besa do të luaj për të dytën herë në këtë fushë, duke ditur se stadiumi i Kavajës është në rikonstruksion. Miqtë nga Lushnja vijnë për tri pikët, duke tentuar t'i afrohen vendit të parë që mbahet nga Pogradeci. Besa ndodhet në kuotën e 17 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Lushnja një pozicion më sipër me 22 pikë.
Poll