Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rezultatet e mundshme që kualifikojnë Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
Rezultatet e mundshme që kualifikojnë Kukësin

Kukësi u përball mbrëmjen e kaluar me Austrinë e Vjenës ku u mund me një rezultat minimal, 1-0. Vlen për t'u theksuar që loja e kuksianëve në atë takim ishte shumë e mirë, aq sa e rrezikuan disa herë portën kundërshtare, madje Emini goditi dhe shtyllën pingule në fund të takimit. Por gjithçka është e hapur për takimin e ardhshëm, pasi rezultati 1-0 i jep mundësinë verilindorëve të shpresojnë për kualifikim. Kukësi duhet të shënojë patjetër një gol, dhe duhet të mundohet mos të pësojë.  Në këtë mënyrë takimi mund të shkojë drejt 11-metërshve. Por në qoftë se austriakët shënojnë një gol në "Elbasan Arena" gjithçka do të vështirësohet për të besuarit e Likës. Çdo barazim kualifikon miqtë, normalisht edhe një fitore e tyre. Pra kuksianët duhet të mundohen të shënojnë një fitore të pastër në këtë takim, ku dy gola e lart e kualifikojnë automatikisht, por duhet theksuar: Nuk duhet të pësojnë, sepse gjithçka bëhet shumë  e vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga