
Apolonia, ekipi i Kategorisë së Parë është dukë bërë një revolucion brenda ekipit. Nga fierakët u larguan Erlando Mehmeti, Klevis Përkeqi, dhe Erald Kolegega, të cilëve u shtohet edhe Franc Bakalli i larguar disa ditë para mbylljes së pjesës së parë të kampionatit.
Gjithashtu, u largua i riu Lalaj, Agim Meto si dhe Ervis Troka. Pra plot 7 latgime nga ekipi fierak.
Deri në fundin e merkatos, nuk është çudi që të ketë edhe ndonjë largim tjetër nga radhët e skuadrës së Apolonisë. Nëse do ta krahasonim këtë ekip me një skuadrë të Superligës, do të ishtë Kastrioti, i cili ka larguar më shumë se një formacion.
Poll