Gjigantët e Gjermanisë, Bayern Munich po mendojnë që të zhvillojnë një revolucion të vërtetë në verë. Performanca jo e duhur e disa futbollistëve dhe mosha e tyre, mund të sjellë ndryshim në një përqindje të madhe të skuadrës.
Kështu, bavarezët po mendojnë rinovimin për dy yjet e klubit, Thomas Muller dhe Manuel Neuer. Të dy shihen si baza e ekipit, jo vetëm në fushën e lojës. Dilema më e madhe është e ardhmja e Ivan Perisic, që është i huazuar deri në fundin e sezonit dhe bavarezët duhet të marrin një vendim përfundimtar për ta blerë ose jo nga Inter.
Rrogat e larta dhe performanca jo në nivelin e duhur mund të sjellë shitjen e Boateng, Martinez dhe Tolisso, ndërsa sipas Bild një tjetër çështje është ajo e David Alabës që dëshiron të ndërrojë ambient.