
Revolucion të Bayern Munchen, pas largimit të trajerit Flick, largohet edhe Miroslav Klose e Hermann Gerland. Të dy ishin pjesë në stafin teknik të Bayernm, por me ardhjen e Nagelsmann, që të dy do të largohen për një tjetër aventurë.
Gerland punonte te kampionët e Gjermanisë që në kohën kur trajnerit ishte Louis van Gaal, ndërsa pas shumë vitesh e mbyll me bavarezët.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi gjerman përmes një postimi në rrjetet sociale e zbulojnë se Klose dhe Gerland pas mbylljes së sezonit do të largohen. Trajneri i ri, Nagelsman do të vijë te Bayern së bashku me stafin e tij e për këtë arsye legjenda Klose e Gerland nuk do të jenë më pjesë e klubit.
Farewell #FCBayern: Herrmann Gerland and Miroslav Klose to say Servus at the end of the season.
— CHAMPIONS (@FCBayernEN) May 18, 2021