
Mediet botërore kanë shpalosur idenë më të fundit të UEFA-s në lidhje me kompeticionin Uefa Champions League. Bëhet me dije se për sezonet që vijnë pas vitit 2025, plani është që skudrat të jenë në katër grupe me nga 10 anëtarë.
Superliga e Europës ka nxitur reagime të shumta, me organizatorët që kanë vendosur ta shpërndajnë garën. Klubet europiane do zhvillojnë garën jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por edhe në hapësira të tjera. Ndeshjet do zhvillohen jo vetëm në mesjavë por edhe në fundjavë. Skuadrat do luajnë në një grup me pikë, vetëm nga një herë mes tyre.
Dy skuadrat e para me më shumë pikë kalojnë në 1/16 e Ligës së Kampioneve dhe tetë vendet e mbetura do plotësohen me skuadrat nga vendi I tretë në të gjashtin për të luajtur në kualifikuese. Gjëja e re veç formatit është edhe shpërndarja gjeografike. Secili klub do lejohet që në bazë të marketingut të luajë "Klasiken e Botës" në vende si Pekini, Sidney, Tokyo, Rio de Janeiro apo New Jersey.