Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Renis Gjoka hap derbin e kryeqytetit, zbulohet himnin i ri i Tiranës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Renis Gjoka hap derbin e kryeqytetit, zbulohet himnin i ri i Tiranës

Tirana-Partizani është supersfida e javës së 6-të të Abissnet Superiore. Derbi I kryeqytetit do të luhet në orën 19:45 në "Air Albania".

Kur duhen edhe një orë para ndeshjes, këgëtari Renis Gjoka do të këndojë himnin e ri të Tiranës. Bardheblutë kanë vendosur ta publikojnë këngën e re pikërisht në një ndeshje kaq të veçantë sa është derbi i kryeqytetit.

Momente paniku në stadium para ndeshjes. Një tifoz i Tiranës nuk është ndjerë mirë dhe për këtë arsye është dashur ndërhyrja e ambulancës që ka marrë tifozin për ta transportuar drejt spitalit. Për fat të mirë tifozi nuk ka asgjë serioze, por është dërguar drejt spitalit për kontrolle më të detajuara.

Forca të shumta policie në hyrje të stadiumit, nis hyrja e tifozëve në stadium për të parë ndeshjen.

Pas tifozëve të Tiranës që kanë mbërritur dy orë përpara kohe në stadiumin "Air Albania", tani është radha e tifozëve të Partizanit. "Ultras Guerrils" të organizuar në një numër të lartë tifozësh janë nisur drejt stadiumit "Air Albania".

Në një video të publikuar nga "Superport" shihet edhe një numër I lartë tifozësh të Tiranës që kanë mbërritur 2 orë përpara jashtë stadiumit "Air Albania", ndërsa kanë kënduar në kor duke "thumbuar" rivalët e Partizanit.

"Kush s'kërcen o morr i kuq", dëgjohen të thonë në kor tifozët e Tiranës. Emocionet e derbit sa vijnë dhe shtohen, ndërsa në orën 19:45 do të jenë lojtarët që do të thonë fjalën e fundit në fushën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga