Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

RENDITJA/ Vllaznia “kërcënon” Egnatian, Tirana zbret nga “final four” Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Vllaznia “kërcënon” Egnatian, Tirana zbret nga

Gara në Superiore sa vjen dhe po bëhet më interesante. Pas 25 javëve kampionat, Egnatia vazhdon në krye. Vllaznia është surpriza pasi ia ka dalë që ta ngushtojë diferencën me Egnatian në 6 pikë, ndërsa aktualisht numëron 3 pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Tirana mbyll zonën e “final four”, por me pikë të barabarta me Dinamon. Ndeshjet direkte janë ato që i japin prioritet. Në anën tjetër Skënderbeu i vendit të gjashtë numëron vetëm 1 pikë më pak, duke treguar kështu garën e ashpër që po zhvillohet për një vend në katërshe.

Erzeni me fitoren në Kukës la pas Teutën, që ndodhet në vendin e parafundit. Kukësi ndërkohë mbetet në vendin e fundit.

RENDITJA SUPERIORE:

1. Egnatia 49 pikë

2. Vllaznia 43 pikë

3. Partizani 40 pikë

4. Tirana 35 pikë

5. Dinamo 35 pikë

6. Skënderbeu 34 pikë

7. Laçi 30 pikë

8. Erzeni 26 pikë

9. Teuta 25 pikë

10. Kukësi 19 pikë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga