Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Renato Malota "kritikon" Vllazninë për merkaton e bërë: Jemi me sulmues nga ekipi të rinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Renato Malota "kritikon" Vllazninë për merkaton e

Mbrojtësi besnik i Vllaznisë Renato Malota, ka folur për RTSH, për sezonin e ri, merkaton dhe situatën tek Vllaznia. Malota është nga ata lojtarë që zgjodhi të qëndronte kuqeblu edhe pse këta të fundit u rrëzuan një kategori më poshtë, dhe fjala e tij tashmë ka peshë tek Vllaznia.

Mbrojtësi Vllaznisë tregoi për situatën brenda klubit dhe pritshmëritë e tyre në këtë edicion të ri sportiv, Malota u shfaq optimist se këtë sezon do të shikojmë një Vllazni të mirë.

"Po e marrim veten dita-ditës. Gjithsesi, çdo lojtar ka nevojë për periudhën e vet që të marrë formën e tij fizike. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe po krijojmë një Vllazni të mirë. Normalisht do të jetë një sezon shumë i vështirë pasi të vish nga Kategoria e Parë në Superiore është një gjë tjetër. Por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën çdo ndeshje që ne të sigurohemi për qëndrimin në Superiore që e kemi qëllim, pastaj ca të vijë është pjesë tjetër", u shpreh Renato Malota për RTSH.

Megjithatë mbrojtësi Malota, nuk u ndal vetëm tek fjalët e mira dhe shënjat optimiste, ndërsa nuk nguroi, të "kritikonte" disi stafin drejtues të Vllaznisë për merkaton e bërë deri tani dhe mungesën e lojtarëve në organikën e kuqebluve.

"Në merkato them që kemi nevojë se na duhet një sulmues, kemi vetëm një lojtar dhe që vjen nga të rinjtë ndaj na duhet me patjetër. Pastaj të tjerët i di stafi", shtoi mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga