
Apolonia po zhvillon një sezon fantastik teksa e sheh veten në 3 vendet e para të rënditjes, në kategorinë e parë. Natyrisht merita është e të gjithve, pa dallim. Trajneri Mërgjyshi ka bërë një punë të mirë deri tani, duke e mbajtur grupin të bashkuar. Fireakët luajnë në kategorinë e parë prej 5 vitesh po asnjëherë më parë nuk kishin kaq shumë pikë në 9 javët e para, plot 17 të tilla.
Ky është rekordi pra i ''thyer'' dhe djetmtë e Apolonisë e dijnë mirë se rruga është e gjatë. Trajneri Mërgjyshi arriti, këtë herë të ''mposht'' veten e tij duke bërë më mirë se në sezonet e kaluara. Apolonia synon rikthimin në superiore pas një mungese, relativisht të gjatë.
Ndeshja e radhës për Apoloninë është në shtëpi, kundër Elbasanit.