
Luftëtari është një klub që është i fokusuar te lojtarët që nuk vijnë nga ''kështjella'' e Gjirokastrës. Kjo strategji e përdorur viteve të fundit ka treguar se nuk është gabuar. Suksesi në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar gjatë kësaj periudhe ka qënë i padiskutueshëm, duke i surprizuar të gjithë. Barazimi me Kukësin ditën e djemshme kishte vecantitë e saj, por bie në sy një gjë që nuk është aprë më parë. Jo pak por ndeshja u mbyll me 5 futbollistë gjirokastritë.
Qyrani, Puci, Ziaji, Ahmetaj, Emini janë ata që ''shkruan'' historinë. Një rekord që askush nuk e priste që do thyhej. Të gjithë të lartpërmendurit vijnë nga akademia dhe shpresojnë që të jenë ata që do bëjnë ndryshimin. Objektivi mbijetesë mbetet i vështirë por jo i pamundur. Shpresa egziston pasi deri në fund të kampionat ka edhe shumë ndeshje.