Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Reja nuk i pëlqen eksperimentet", Hamdi Salihi: Kemi krijuar raste pa fund për gol, nuk kemi pasur fat në dy ndeshjet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
"Reja nuk i pëlqen eksperimentet", Hamdi Salihi: Kemi krijuar

Kombëtarja shqiptare nuk arriti të fitonte në dy ndeshjet e fundit të Nations League. Kuqezinjtë barazuan pa gola 0-0 ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë duke zhgënjyer sërish. I ftuar në emisionin "Ora Sport", zv.trajneri i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi skanoi dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë si dhe afrimin e lojtarëve të rinj.

Ndryshimet në Kombëtare? "Trajneri e ka thënë që ditën e parë se nuk ka qejf të bëjë lëvizje të mëdha, në rreshtim etj. Nuk është tipi që i pëlqen të bëjë eksperimente të mëdha".

Mungesa e golave? "E vërteta është se, një ekip kur nuk funksionon në një fazë nuk funksionon si ekip. Nuk e ve dot gishtin te një lojtar ose pozicion se do ishte shumë e  thjeshtë, ndërrion atë dhe rregullon problemin.

Për mendimin tim, rastet për gol në dy ndeshjet e fundit, i kemi patur si asnjëherë më parë. Ka qenë aftësia e sulmuesve për të krijuar raste por fati... Dhe kanë qenë sulmues të rinj, si Broja apo Seferi, të cilët me më pak fat dhe me më pak më shumë qetësi para porte...", tha zv.trajneri i Kombëtares Hamdi Salihi.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga