Rei Manaj prezantohet te skuadra e Pizës. Nga Peskara në Serinë A, sulmuesi i Kombëtares kuqezi pranon të zbresë në një kategori më poshtë, por jo në motivimin e tij për të dhënë më të mirën.
Para gazetarëve, Manaj ka pranuar se duhet të përmirësohet në aspektin e karakterit, ndërsa Çani dhe Ujkani e kishin bindur për të zgjedhur Pizën
“Jam këtu për të ndihmuar ekipin dhe të arrij objektivat personalë. Edhe pse roli im është ai i sulmuesit të parë, mund të aktivizohem në çdo pozicion që më kërkon trajneri.
Kur agjenti im më tha se më kërkonte Piza, pranova menjëherë. Këtu do të gjej Edgar Çanin dhe Samir Ujkanin, të cilët më kanë thënë fjalë të mira për skuadrën.
Do të njihemi më mirë ditë pas dite. Për momentin jam shumë i kënaqur dhe duhet të punojmë shumë për të siguruar mbijetesën, ose edhe diçka më shumë, sipas mendimit tim. Jam mirë fizikisht dhe nuk besoj se është problem fakti që nuk luaj prej një muaji.
Duhet të përmirësohem në aspektin e karakterit. Por ata që më njohin personalisht, më pas ndryshojnë mendim. Nuk dua të flas për Peskarën, sepse tani jam një lojtar i Pizës.
Gatuzo më tha që nuk ka folur me Odon dhe askënd tjetër”, tha Manaj para gazetarëve.