
Kampionët në fuqi të Europës, Liverpool ka paraqitur skuadrën që Jurgen Klopp do të ketë të gatshëm për të përballuar UEFA Champions League për sezonin 2019-2020.
Në listën e "The Reds" ka pasur vend edhe për mesfushorin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. 27 vjeçari refuzoi ftesën në kombëtaren e Zvicrës për të qënë gati për anglezët dhe Klopp e shpërbleu.
Lista A: Alisson, Elliott, Firmino, Salah, Gomez, Henderson, Keita, Lallana, Lonergan, Lovren, Mane, Matip, Milner, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Adrian, Shaqiri, Fabinho, Van den Berg, Van Dijk, Wijnaldum
Lista B: Alexander-Arnold, Breëster, Jones, Kane, Kelleher, Larouci, Lewis
Liverpooli e nis mbrojtjen e titullit nga grupi E, ku është shortuar së bashku me Salzburg, Genk dhe Napoli, me këto të fundit që janë edhe rivali i parë për këtë edicion.