Reforma në drejtësi në Shqipëri ka bërë që juristët në vend të mësojnë, duke kërkuar dhe vendosur drejtësinë e merituar. Kjo ndodh në klubin Partizani, ku sot të kuqve u është komunikuar vendimi i gjyqit për Amir Rrahmanin, për të cilin pretendohej që klubi kroat i Split, duhet ti paguante “demave” për shërbimet e tij. Dhe pikërisht sot kryeqytetasit kanë mësuar lajmin, ku FIFA i ka dhënë të drejtë ish-skuadrës së Rrahmanit, pra skuadrës së Partizanit. Në një njoftim për shtyp klubi i kuq ka njoftuar vendimin e dhënë.
“15- të herë kampionët e vendit, fitojmë një tjetër betejë ligjore. Klubi RNK SPLIT skuadër në të cilën u trasferua Amir Rahmani, ish mbrojtësi i kuq dhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues, do të jetë perfundimisht i detyruar të shlyejë shumën e afro 60 mijë eurove. Vendimi është marrë në datën 17 të muajit Qershor, ndërkohë që sot FIFA ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin Partizani. Vendimi final dhe perfundimtar i Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s ka pranuar kërkesë padinë e klubit të Partizanit ndaj RNK Split-it për kompesimin e trainingut të lojtarit Amir Rrahmani, i cili u aktivizua me të kuqtë për dy sezone me radhë. Sipas vendimit të marrë klubi Kroat duhet të derdhë në arkën e klubit të Partizanit afro 60 mijë euro brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi. Në të kundërt , nëse klubi RNK Split nuk do të ekzekutoj pagesën brenda këtij afati , Klubi Partizani do ti drejtohet Komisionit të Disiplinës së FIFA-s”, thuhet në shkresën zyrtare të Partizanit.