Real Madrid është një nga ekipet europiane që një pjesë të mirë të vëmendjes ua kushton edhe të rinjve. “Los Blancos” duket se tashmë janë të fokusuar tek lojtarët e rinj, pasi mosha e disa vetëranëve nuk premton.
Drejtuesit tashmë janë të vetëdijshëm se Modric, Kross dhe Benzema janë afër fundit të karrierës dhe priten të zëvendësohen me element të rinj.
Jude Bellingham, i cili është vetëm 19-vjeç është një nga objektivat e madrilenëve, ndërsa emri tjetër lidhet ngushtë me Enzo Fernandez, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës me Argjentinën.
Të dy lojtarët kushtojnë. Anglezi ka një klauzolë 150 milionë euro, ndërsa Benfica raportohet s eka refuzuar 100 milionë euro të Liverpool për 21-vjeçarin argjentinas. Mbetet të shikohet se çfarë do të bëjë Reali për dy futbollistët të cilët vërtet premtojnë shumë për të ardhmen.