
Real Madrid nuk arrin të fitojë ndeshjen në shtëpi ndaj Real Betis. Gjithçka është mbyllur me shifrat 0-0. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka bërë gjithçka për të marrë 3 pikë mirëpo nuk ia ka dalë.
Në pjesën e parë, Eden Hazard e dërgoi topin në fundin e rrjetës, mirëpo goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje.
"Los Blancos", pas humbjes së Barcelonës me rezultatin 3-1 ndaj Levantes, nuk arritën të shfrytëzonin mundësinë për të marrë të vetëm kreun e klasifikimit. Tashmë, ndodhen në vendin e parë së bashku me katalanasit në krye me nga 22 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje të luajtura.
Poll