
Real Madrid ka 5 portier në dispozicion dhe dy prej tyre duhet të largohen nga skuadra. Sikurse raporton Mundo Deportivo, bëhet fjalë për Andriy Lunin dhe Luca Zidane, të cilët do të largohen nga skuadra. Ende nuk ka diçka zyrtare se ku do të përfundojnë "gardianët", por raportohet se për djalin e ish-trajnerit Zinedine Zidane, 20 vjeçari do të transferohet te Elche.
Mbetet për t'u parë nëse diçka e tillë do të ndodh, pasi jemi në orët e fundit të merkatos së vesër 2018-2019-të.
Poll