
Real Madrid ka bërë zyrtare 19 lojtarët e thirrur për ndeshjen në Champions League me Clube Brugge në Belgjikë.
Për Zidane në ndeshjen e të mërkurës nuk do të udhëtoj me skuadrën Sergio Ramos dhe Toni Kroos, dy mungesa këto tepër të rëndësishme për "galaktikët", por tekniku francez i kënaqet rikthimit të Gareth Bale.
Zidane ka vendosur të bëjë rotacione në ekip, teksa në vijim do të kenë përballjen e madhe ndaj Barcelonës në "La Liga". Të dyja ekipet ndajnë vendin e parë në Spanjë me pikë të barabarta dhe "El Classico" e radhës pritet të jetë tepër emocionuese.
Poll