
Projekti i Superligës së Evropës nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar, pasi shumica e klubeve u tërhoqën.
Megjithatë, Barcelona, Real Madrid e Juventus ende vazhdojnë t'i qëndrojnë idesë se ky turne duhet të marrë jete. Madje, tre klubet kanë bërë edhe një reagim të ashpër ndaj UEFA-s, për kërcënimet që kjo e fundit i ka bërë atyre. qëndrojnë së bashku për të jetësuar këtë ide.
"Ne kemi për detyrë të trajtojmë problemet shumë serioze me të cilat përballet futbolli. UEFA është vendosur si autoriteti i vetëm rregullator, operatori ekskluziv dhe pronari i vetëm i të drejtave në garat evropiane të futbollit. Ky pozicion monopol në konfliktin e interesave dëmton futbollin dhe ekuilibrin e tij konkurrues. Ne jemi të kënaqur që nuk do të përballemi më me kërcënime nga UEFA" thuhet në reagimin e klubeve.
12 klube kishin vendosur që të nisin një turne futbollistik me emrin Superliga Europian ku do merrnin pjesë skuadrat më të forta dhe të titulluara të kontinentit.