Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rama dhe Teqja flasin si "kukësian": Këtu për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Rama dhe Teqja flasin si "kukësian": Këtu për titullin

Kukësi arriti të bëntë dy afrime cilësore në fundin e merkatos. Valdet Rama dhe Olsi Teqja janë dy afrimet e fundit që janë prezantuar te verilindorët. Rama ishte prej kohësh pa skuadër dhe do të luajë për herë të parë në Kategorinë Superiore, ndërsa Teqja vjen nga skuadra e Kamzës pas shkëmbimit me Qaqin. Ish mesfushori i Kombvëtares shqiptar do të nis një aventur të re në Shqipëri për të rigjetur formën e tij më të mirë.

Dy afrime mjaft të rëndësishme për Kukësin duke shtuar edhe më shumë kontigjentin e lojtarëve në garën për titull. Në një prononcim për "SuperSport" dy afrimet e reja janë shprehur të kënaqur për firmën me Kukësin dhe besojnë se do të arrijnë objektivin e klubit që është titulli kampion

" E ndjej veten shumë që kam nënshkruar me Kukësin, gjithashtu falenderojë dhe drejtuesit që më dhanë këtë mundësi të vij dhe do të jap maksimumin për të arritur qëllimin e klubit. Është një eksperienc e re këtu në kampionatin shqiptar, por e ndjej veten mirë dhe jam i gatshëm të jap maksimumin për këtë skuadër. Kukësi vitet e fundit ka qenë gjithmon në vendet e parë në klasifikim, shpresoj që edhe këtë sezon të arrijmë objektivin që ka klubi. Kemi mundësi dhe shpresojmë që të qeshim në fund të sezonit", u shpreh Rama.

Pas Ramës foli dhe mbrojtësi Teqja që u largua nga Kamza për t'u bashkuar me Kukësin. Një kërkesë specifike e trajnerit Cungu për ta afruar në skuadër.

" Kam përshtypjen së kam bërë zgjedhjen e duhur sepse ekipi i Kukësi i ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Është një klub serioz që ka objektiva madhore dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë i pranoj sfidat me qetësi dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv dhe shpresojmë ta ndihmoj sa më shumë ekipin në realizimin e këtij objektivi. Në momentin që jam kontaktuar nga drejtuesit e Kukësit, direkt kam thën po, faktikisht duhet të kisha ardhur më përpara këtu, para dy sezonesh kur ka patur dhe interesim, por tani u puqën kushtet dhe unë jam këtu. Jam shumë i qart për atë cfarë kërkon Kukësi, që duhet maksimumi për çdo ndeshje dhe maksimumi është 3 pikët. Mesa shikoj edhe grupi është i kompletuar, jemi të gatshëm për çdo objektiv për të përballuar me shumë sukses. Trajneri e di që un jam i gatshëm në çdo pozicion dhe do të jap 100%  aty ku kërkon klubi dhe trajneri. Më mungon vetëm titulli kampion dhe ky ishte një nga arsyet që erdha te Kukësi, pasi kam fituar Kupën e Shqipëris, kam fituar trofe në Maqedoni, dhe fitimi i kampionatit mund të më kompletonte deri diku përfundoi Teqja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga