
Barcelona dëshiron të marrë mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic. Sipas Goal.com, katalanasit ofruan mesfushorin Ivan Rakitic në këmbim të 30-vjeçarit boshnjak, por klubi italian refuzoi.
Vazhdimisht mediat kanë shkruar se Rakitic mund të largohet nga Barcelona në merkaton e verës dhe së fundmi vjen dhe lajmi se Rakitic është ofruar si shkëmbim për mesfushorin e Juventusit, por që bardhëzinjtë nuk e kanë pranuar këtë ofertë.
Këtë sezon, Pjanic luajti 22 ndeshje për Juventusin në Serinë A, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 4 asistime. Rakitic luajti për Barcën në 21 ndeshje të La Ligës dhe bëri tre asistime.
Poll