Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Radu ishte sëmurë, nuk ia humbi ai titullin Interit”, agjenti i portierit flet ashpër

Shkruar nga NEWSPORT
“Radu ishte sëmurë, nuk ia humbi ai titullin Interit”,

Agjenti i portierit të Interit Radu, Oscar Damiani, ka mbrojtur klientin e tij dhe ka sulmuar ekipin e Interit, duke thënë se nuk ishte faji i portierit Radu që titulli kampion u humb nga zikaltërit.

Mes të tjerash, agjenti Damiani u shpreh: “Është shumë e lehtë të fajësosh gjithmonë portierin. Sot takova De Sanctis, më tha se faji i Radus është relativ në krahasim me mbrojtësit. Perisic bëri një pasim te De Vrij dhe në vend që ta merrte, e la duke i lënë të gjithë përgjegjësinë Radus.

Pastaj, Radu gaboi askush nuk e mohon. Megjithatë, ka përgjegjësi që asnjë gazetar nuk i ka thënë ndonjëherë. Nuk është mirë, Radu gaboi, por bëri edhe gjëra shumë të mira. Ma tregoni gjithmonë këtë gabim. Të shohim si do të jetë vitin tjetër.

Më pas Interi humbi Scudetton me 2 pikë, me një pikë më shumë asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Radu ishte i sëmurë, por ai reagoi dhe do të tregojë se çfarë mund të bëjë. Fjalët e Inzaghit ishin të rëndësishme”, u shpreh agjenti i portierit zikaltër.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga