Gentian Selmani do të jetë në fushë në ndeshjen kundër Luftëtarit, e vlefshme për javën e 32-të të Superiore. “Gardiani” kurbinas ishte dëmtuar në dorë dhe pritej të qëndronte jashtë fushave për 20 ditë. Por, tashmë mësohet se ai do të jetë i gatshëm në sfidën kundër gjirokastritëve që do të zhvillohet nesër në orën 16:00 në stadiumin e Laçit.
19-vjeçari i portës bardhezi është titullar i padiskutueshëm te kurbinasit. Forma dhe cilësitë e mrekullueshme kanë bërë që Selmani të shihet si një nga portierët e prespektivës në Superligën shqiptare.