Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Qendërmbrojtësi i TIRANËS mbetet i shtangur: Ka disa javë që te ne flitet për të kuqtë... Titulli kampion? Partizani s'ka lidhje me Skënderbeun e kaluar

Shkruar nga NEWSPORT
Qendërmbrojtësi i TIRANËS mbetet i shtangur: Ka disa javë

Eni Imami është një nga lojtarët titullarë të Tiranës në këtë sezon futbollistik. Qendërmbrojtësi i njohur ka bërë mjaft mirë me skuadrën bardheblu dhe në emisionin "Kampionët" në Vizion Plus ka folur për situatën dhe atmosferën brenda skuadrës. Ajo që ka habitur Imamin, është pikërisht derbi i kryeqytetit.

"Jam befasuar shumë nga ajo që kam parë dhe ndierë në ekipin e Tiranës, që në momentin që kam shkuar aty. Pavarësisht nëse nuk është ndeshja e radhës, për derbin mendohet shumë javë përpara. Është vërtet një ndjesi e veçantë. Mezi e pres edhe unë si lojtar për t'i përjetuar këto emocione", ka thënë fillimisht ai duke u ndalur më pas te fitorja me Kukësin.

"Fitorja me Kukësin kishte brenda edhe pak fat, ata kishin disa raste të mira për shënim. Jemi të kënaqur me ecurinë gjatë kësaj periudhe, nëse nuk fitohet ndeshja e radhës kundër Luftëtarit, atëherë edhe fitorja kundër Kukësit nuk do të vlente".

Në fund është ndalur edhe te titulli kampion, teksa injoron Partizanin duke thënë:

"Çështja e titullit mbetet tërësisht e hapur, pasi diferenca 8 pikë mes Partizanit dhe Kukësit është e rikuperueshme. Partizani nuk është Skënderbeu i vitit të kaluar, një ekip të cilit nuk mund t'i dilej përpara", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga