Bajram Jashanica ka folur për mikrofonin e Supersport nga Antalia e Turqisë. Qendërmbrojtësi i korçarëve u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij kishte bërë gjatë kësaj faze përgatitore, por edhe në ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar.
“Faza përgatitore ka shkuar shumë mirë. Kemi zhvilluar disa miqësore ku kemi arritur të bëjmë mirë. Kemi lozur shumë mirë, kemi krijuar raste. Po ja dalim mirë me trajnerin Daja. Kur ke konkurrencën, ke vullnet të punosh shumë, kur rritet konkurrenca dëshiron të luash më shumë për të zënë një vend titullari.
Ne qëndruam këtu, pasi u shty kampionati. Llogaritë i di presidenti, por mendoj se qëndruam edhe disa ditë më shumë sepse andej është pak më ftohtë”, ka përfunduar Bajram Jashanica.