Kapiteni i Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka hum ur pjesën e mbetur të sezonit pasi ka thyer këmbën duke bërë ski. Lajmin e ka bërë të ditur vetë portieri gjerman nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se i është nënshtruar një operacioni , ndërsa shikohet në spital me këmbën e dhjathë të fashuar.
Portieri tha në një postim në Instagram të shtunën se i është nënshtruar një operacioni të premten. Postimi tregon një foto të Neuerit me sa duket në një shtrat spitalor me këmbën e djathtë në gips dhe një fashë në dorën e majtë.
“Çfarë mund të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar patjetër më mire. Ndërsa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë turneut të skive, pësova një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Megjithatë, dhemb të di se sezoni aktual ka mbaruar për mua”, ka shkruar gjermani.
Kujtojmë se Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve të Katar 2022, ndërsa protestuan për shiritin ylber.
JUST IN Bayern Munich keeper Manuel Neuer breaks his leg while SKIING https://t.co/FcDXTa4ozt pic.twitter.com/ZmoihHgSc4
— MailOnline Sport (@MailSport) December 10, 2022
Our captain @Manuel_Neuer will miss the rest of the season after breaking his leg skiing.
Hansi Flick: “We wish Manu a speedy recovery!” pic.twitter.com/cxvAjK5vo3
— Germany (@DFB_Team_EN) December 10, 2022