Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Punimet po ecin me ritme të shpejta", tifozët ironizojnë klubin e Kukësit: Ashtu po ecën dhe ekipi drejt Kategorisë së Parë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT


Klubi i Kukësit ka njoftuar për ecurinë e punimeve të stadiumit "Zeqir Ymeri". Impianti modern i rikonstruktuar totalisht do të shërbejë edhe për ndeshjet e Europës, pasi është ndërtuar sipas standarteve që kërkojnë FIFA dhe UEFA. Verilindorët krenohen për ecurinë e punimeve dhe në linjë të kundërt shkojnë mendimet e tifozëve.

Këta të fundit ironizojnë situatën në të cilën gjendet ekipi kuksian që nuk po mundet të ngrejë kokë në javët e fundit. Në njoftimin e klubit verilindor komentet janë të shumta, ku thuhet: "Me të njëjtin ritëm po ecni dhe drejt Kategorisë së Parë".

Kujtojmë që skuadra e Kukësit ndodhet në vendin e 6 me 36 pikë, 5 më shumë se Kastrioti dhe 6 më tepër se Bylis i vendit të tetë.

Komentet e tifozëve
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga