Kilian Mbappe rrezikon të grumbullohet me Kombëtaren franceze për dy ndeshjet e këtij muaj ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë. Sulmuesi është lënë jashtë skuadrës së PSG-së për ndeshjen e nesërme ndaj Brest.
Një gjë e tillë është confirm,uar nga trajneri Tuchel gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme. Mbappe u dëmtua gjatë ndeshjes së Champions League dhe u zëvendësuar në minutën e 83-të. Nuk dihet ende nëse dëmtimi është serioz apo klubi francez nuk dëshiron ta rrezikojë për këtë ndeshje.
“Mbappe nuk është grumbulluar për ndeshjen e nesërme. Nuk duam që të rrezikojë një tjetër dëmtim”, u shpreh Tuchel në konferencën për shtyp, por pa deklarua nëse Mbappe do të do të udhëtojë me Kombëtaren apo jo. Deri më tani nuk ka ende një konfirmin zyrtare nga Franca, por në ditët në vijim pritet të zbulohet gjithçka. Nëse sulmuesi nuk do të jetë gati për sfidën ndaj Shqipërisë, do të jetë hera e dytë pasi edhe në takimin e parë të luajtur në Francë, Mbappe ishte I dëmtuar.