Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PRONONCIMI/ "Vllaznia më ofroi pak, nuk jam lojtar i Gjilanit", Gilman LIKA sqaron "tymnajën": S'do ta kisha problem...

Shkruar nga NEWSPORT
PRONONCIMI/ "Vllaznia më ofroi pak, nuk jam lojtar i Gjilanit",

Gilman Lika është përfolur për t'u larguar nga Vllaznia. Kapiteni i shkodranëve ende s'ka gjetur një marrëveshje me drejtuesit kuqeblu dhe zërat e çojnë atë në Kosovë, te Gjilani i Gentian Mezanit.

Pikërisht për këtë Newsport.al kontaktoi vetë lojtarin, i cili konfirmoi tratativat me kosovarët, megjithatë theksoi se nuk ka vendosur asgjë. Madje tregoi se ka pasur vetëm një bisedë para një jave e duke mos avancuar më tej.

"Kam pasur një bisedë para një jave, por s'ka asgjë të vërtetë për t'u transferuar te Gjilani. S'e kam problem ta them nëse do të kishte diçka konkrete. Jam ende në pritje e s'kam vendosur asgjë", tha fillimisht ai.

I pyetur më pas nëse ka pasur një ofertë nga Vllaznia, mëngjërashi u shpreh: "Po, m'u ofrua rinovimi. Mirëpo nuk kemi arritur ende një marrëveshje pasi termat financiarë ishin shumë larg pritshmërive", përfundoi 33-vjeçari. /Stavro Dhimitri/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga