Klodian Duro pranoi ofertën e drejtuesve të Lushnjes për të marrë drejtimin e tyre për sezonin e ri futbollistik. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një sance stërvitore me lagunarët.
Shumë futbollistë të afirmuar, por edhe të tjerë në provë, do të jenë ata që do të ndërtojnë ekipin e sezonit të ardhshëm. “Punë”, shkruan Duro në diçiturën e fotos duke treguar se si punohet te verdhëjeshilët.
Në Lushnjë projekti është serioz dhe ambicioz. Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa ka vënë gjithçka në dispozicion të klubit për të arritur objektivin madhor, ngjitjen në Superiore.
