Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Problemi i rrogave dhe e ardhmja, portieri Sherri flet hapur: I kemi kërkuar drejtuesve të paguhemi, klubi nuk më ka kontaktuar për rinovim

Shkruar nga NEWSPORT
Problemi i rrogave dhe e ardhmja, portieri Sherri flet hapur: I kemi

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë në kampionat pas pandemisë ndaj Flamurtarit në Vlorë. Shkodranët edhe pse me probleme pagash kanë vendosur të udhëtojnë drejt Vlorës në pritje që të marrin edhe rrogat. Në një prononcim për “RTSH Sport”, portieri Alen Sherri është shprehur se ky problem duhet të marrë fund përfundimisht. Gjithashtu gardiani I portës foli edhe për të ardhmen e tij me kontratën që I skadon në fund të sezonit.

“I kemi kërkuar stafit që të marrim një pagë dhe të zgjidhet sa më shpejt ky problem. Shpresoj që të marrë zgjidhje sa më shpejt dhe të jemi në fushë. Na ka munguar futbolli dhe jemi të lumtur që jemi rikthyer. Shpresojmë ta fillojmë në mënyrën e duhur për të vazhduar më pas kampionatin siç duhet.

E kam shfrytëzuar shumë mirë këtë ndalesë për të qenë gati për këtë sezon dhe për sezonin tjetër. Kam vendosur që nuk do të bëj pushime gjatë verës dhe objektivi është të vazhdojmë sa më mirë këtë sezon”.

E ardhmja? “Më përfundon kontrata në fund të kampionatit dhe nuk më kanë kontaktuar ende nga klubi. Do të flas me ata në fillim me Vllazninë para se të vendos. Hapi tjetër që do të bëj është shumë I rëndësishëm për mua dhe dua të marr vendimin e duhur”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga