
Gary Neville ka sulmuar Interin duke e cilësuar si klub me probleme të theksuara ekonomike. Përmes një postimi në Tëitter, ish-lojtari i Manchester United shkruan se zikaltërit janë klubi më me probleme në Itali. Anglezi, jo i ri në publikime të tilla, ka etiketuar zikaltërit në pyetjen e bërë nga “Dominic Cummings”, një llogari e njohur e ndjekur nga mbi 300,000 ndjekës.
Duke iu përgjigjur pyetjes: “Cila është llogaria më e mirë për të ndjekur problemet bankare në Itali?”, Neville ka etiketuar profilin zyrtar të Interit. Pa shtuar asgjë tjetër, ish-i i United ka dashur të evidentojë qartë periudhën e pakënaqur që po kalon familja Zhang si aksioneri mazhorancë e klubit zikaltër.
Poll