Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Problematiku" Rexhinaldo, klubi merr masa drastike për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
"Problematiku" Rexhinaldo, klubi merr masa drastike për sulmuesin

Rexhinaldo vazhdon të jetë një çështje te Kukësi. Durimi i drejtuesve ka përfunduar dhe kanë ndëshkuar lojtarin për arsye disiplinore duke e dërguar te skuadra e dytë. Sulmuesi ka deklaruar edhe publikisht në rrjetet sociale se nuk pranon stolin dhe këtë gjë i'a ka bërë të qartë edhe trajnerit Cungu.

Sipas asaj që raporton "SuperSport"  Rexhinaldo kërkoi edhe largimin nga skuadra, por një gjë e tillë nuk u aprovua nga presidenti Gjici. Sjelljet e tij jokorrekte kanë detyruar drejtuesit e klubit të marrin masa ndëshkimore duke e dërguar lojtarin te Kukësi B.

Më parë ka ndodhur edhe me disa lojtarë të tjerë si Shkodra, Çyrbja apo edhe Et'hemin që janë ndëshkuar për arsye disiplinore dhe janë dërguar te ekipi i dytë. Nuk është përcaktuar asnjë fat për rikthimin e tij në skuadër dhe do të jetë trajneri Cungu ai që do vendos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga