
Alexis Sanchez pritet të jetë përforcimi i radhës për Interin, pasi e kërkojnë në formën e huazimit nga Manchester United. Edhe pse zërat flasin se së shpejti kiliani do mbërrijë në Milano, deri më tani ende nuk ka diçka konkrete.
Mirëpo, më tej, nga Interi është drejt largimit edhe mbrojtësi Dalbert, i cili mund të bashkohet me Fiorentinën, pasi në "San Siro" nuk e ka të sigurt vendin e titullarit, sepse në atë pozicion luan Asamoah.
Një tjetër çështje shumë e rëndësishme e Interit është edhe ajo e sulmuesit Mauro Icardi, që ka pranuar vetë se do të largohet dhe se Juventusi është skuadra e interesuar më shumë për të, mirëpo deri më tani ende nuk kemi diçka konkrete.
Poll