Sherif Kallaku është lojtari më I ri I Lokomotivës së Zagrebit. Kroatët kanë prezantuar lojtarin, duke u shprehur me superlative për të. 21 vjeçari kaloi nga Teuta drejt kroatëve për shifrën e 150 mijë eurove, ndërsa lojtari është kapiteni I Kombëtares U21 të Shqipërisë. Kallaku I bashkohet kështu “kolonisë” shqiptare te kroatët.
“Lokomotivës I është bashkuar një prej talenteve më të mëdha shqiptare, mesfushori Sherif Kallaku. Lojtari është kapiteni I Kombëtares U21 në Shqipëri, për të cilën ka luajtur 14 herë. Ai vjen nga Teuta për të cilën zhvilloi 31 paraqitje sezonin e fundit dhe shënoi 14 gola”, shprehen kroatët.
“Unë i njoh të gjitha djemtë shqiptar te Lokomotiva, kështu që do të jetë më e lehtë për mua të përshtatem me ambientin e ri. Kam ndjekur me vëmendje ndeshjet e Lokomotivës. Dua të vazhdoj me fitoret në sezonin e ri”, tregon Kallaku.