Futbolli në Shqipëri ende nuk e ka një datë për nisjen e sezonit të ri, ndërsa skuadrat janë duke zhvilluar teste miqësore. Në Kuçovë, sot në orën 15:00 Tomori (Kategoria e Parë) do të luaj me Apoloninë. Beratasit kërkojnë të ngjiten në Superligë sezonin që vjen, teksa investimet në futboll janë shtuar.
Të besuarit e Sinellës do masin forcat me Apoloninë, që do të luaj në Superligë sezonin që pritet të nisë. Për shkak të punimeve në stadiumin e Beratit, ndeshja do të luhet në "Bashkim Sulejmani" të Kuçovës, me dy trajnerët që do shohin formën e skuadrave.

Poll