
Egnatia-Skënderbeu ishte një nga ndeshjet e ditës së sotme të Abissnet Superiore. Sfida e luajtur në "Arena Egnatia" u mbyll në barazim 1-1, por vendasit pretenduan për një penallti të mohuar me Telushin që u pengua në zonë nga Elvi Berisha.
I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", ish gjyqtari i Suerligës, Klajdi Kola ka bërë moviolën për rastet në këtë ndeshje. Sipas Kolës, rasti i Telushit me Berishën nuk është penallti dhe gjyqtari ka vepruar drejtë duke vijuar ndeshjen. Më tej, ish gjyqtari i Superligës është shprehur se në minutat e fundit, Telushi meritonte kartonin e kuq pas përplasjes me Berishën.
"Topi e ka prekur fillimisht Telushi. Nuk kemi të bëjmë me penallti pasi nuk kemi pengim dhe nuk kemi goditje në këmbën e Telushit. Mendoj se gjyqtari është pozicionuar shumë mirë dhe ka vendosur drejtë që të mos akordoi penallti pasi nuk ka faull dhe VAR nuk ka ndërhyrë. Kur kemi raste të interpretueshme nuk ndërhyn VAR, ndërsa kur kemi të bëjmë me fakt VAR ndërhyn dhe thërret gjyqtari për të parë rastin. Telushi është me shpinë nga porta dhe nuk ka mundësi të shënoi aty. Gjyqtari nuk merr parasysh pozicionin e lojtarit, por veprimin e tij. Jo çdo kontakt është penallti.
Kemi një tjetër rast me Telushin që është sërish protagonist. Në fillim ka pasur një konfrontim mes Berishës dhe Telushit që nuk I kanë mbajtur nervat. Gjyqtari i ka ndëshkuar që të dy me karton të verdhë pasi ishin iniciatorë të sherrit. Në mintuën e 84-të është sërish Telushi që shtyn me duar Berishën dhe mendoj se këtu gjyqtari e ka falur pasi meritonte kartonin e dytë të verdhë, dhe të dilte me të kuq por mendoj se gjyqtari e ka ruajtur duke parë që janë minutat e fundit".