Andi Lila është futbollist i Tiranës, por njëkohësisht edhe kryetari i Sindikatës së futbollistëve në Shëipëri. I ftuar në “Ora Sport”, mbrojtësi bardheblu foli për rikhimin e futbollit dhe problemet e pagave që kanë futbollistët në vendin tonë, ku rasti i fundit është i Vlallznisë në Shkodër.
“Jam marrë më shumë me sindikatën duke parë që futbolli po rifillon sërish. Me zor po presim të rikthehet se fundja ky është pasioni jonë. Është gjëja që dimë të bëjmë më mirë ne si lojtar. Kemi qenë më të angazhuar me Sindikatën pasi futbolli në Shqipëri tregoi se ka problemet e saj”.
Stërvitja? “Kur ekipi u nda me grupet, unë isha pjesë e një grupit. Me rikthimin e normalitet është një gjë e mirë për të gjithë lojtarët pasi nuk kanë ndënjtur kaq shumë një futbollist kaq kohë pa stërvitje. Nuk jam mësuar të rri kaq kohë mbyllur, por kjo tani do na duket si një ëndërr e keqe.
Mendoj që në këtë periudhë që jemi, skuadra më e avantazhuar do të jetë skuadra që është më korrekte financiarisht. Mendoj se më e avantazhuar është Tirana që është 9 pikë larg. Kukësi ka 10 ndeshje dhe do të jetë e vështirë t’i fitojnë të gjitha. Gjici u shpreh se nëse del i dyti do t’i rishikohet kontrata.
Presim me sytë nga Facebook për të parë lajmerimet nga Kryeministri, përsa i përketë rifillimit të sezonit. Nuk mund ta veçoj vetëm Tiranën, por kemi ankesa nga lojtarët dhe e them me siguri që kemi takuar lojtarë të ndryshëm e futbolli është i vetmi subjekt që punon gjithë muajin e mezi merr rrogën.
I përgëzoj lojtarët në Shkodër për ata që bëjnë pasi treguan dinjitet që mos të dilnin në fushë. Mbas kontaktit që kishim me lojtarët shkuam në Shkodër e ne nuk kemi asgjë personale me drejtuesit. Problemi i futbollistëve duhet të jetë e gjithë bashkë dhe bëmë një strategji që po funksionon.
Ne me juristët tanë ndoqëm të gjitha proçedurat dhe ishte një strategji e Sindikatës. Kjo kontratë kolektive është për të mirë e lojtarëve e ne të bëhemi njësoj si e gjithë bota. Është në mbrojtje dhe të drejtat e futbollistëve dhe kjo kontratë vendos rregullat e lojës. U dakordësuam me juristët e FSHF-së dhe ramë dakort që të bëhej në asamblen e radhës. Një nga pikat ishte që 500 mijë lekë të vjetra të bllokoheshin nga klubet për të paguar lojtarët që kanë probleme, ndërsa për Kategorinë e Parë do të jetë 300 mijë lekë të vjetra”.