
Futbolli shqiptar vijon të jetë në kaos. 4 kërkesat nuk janë plotësuar ende, çka bën që skuadrat të mos zbresin në fushë. Në një lidhje Skype me emisionin ''Fair Play'', ka folur trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu. Tekniku i krutanëve shprehet se ka optimizëm se gjithçka do shkojë mirë, por akoma nuk është vendosur asgjë.
''Ka sinjale pozitive nga takimi i Dukës me kryeministrin Rama. Presim javën e ardhshme se si do të shkojnë bisedimet.
Për fatin tonë të Kastriotit, bojkoti ne na ka shërbyer shumë, por futbollin në përgjithësi e ka dëmtuar.FSHF-ja në bashkëpunim me të gjitha klubet ka bërë hapat e duhura. Tashmë presim që të zgjidhet kjo çështje dhe të nisë futbolli'' - Tha Ndreu.
Poll