Merkato ka filluar dhe pavarësisht Europianit, situata është e “nxehtë”. Sipas asaj që raporton AS, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporte po mendon që të transferojë Cristiano Ronaldon, për të formuar kështu dyshën e frikshme me Messin. Për të bindur Juventusin që ta lërë të lirë portugezin, në shkëmbim mund të ofrohen lojtarë si Coutinho, apo edhe Griezmann.
Sulmuesi Ronaldo po përflitet shumë për një largim nga Torino, kjo për vetë faktin se nuk po arrin sukese të mëdha, ku në sezonin që lam pas, bardhezinjtë dështuan të fitojnë Champions League dhe kampionatin.
Si Messi, ashtu edhe lojtari nga Portugalia kanë dhënë shumë për futbollin përballë njëri tjetrit, por tani mund të vijë koha që t’i shikojmë së basku.